Rajon & Botë

Shpërthim vullkanik në Indonezi

Një vullkan shpërtheu sot në ishullin indonezian të Trenates, duke detyruar autoritetet të mbyllin aeroportin, sipas informacioneve zyrtare.

“Mali Gamalama lëshoi hi në një lartësi prej 600 metrash në qiell pas një tërmeti nënujor 4,6 ballë Rihter”, bëjnë të ditur burimet zyrtare.

Thuhet se aeroporti Babullah është zbardhur krejtësisht nga hiri vullkanik dhe është mbyllur.

Një shpërthim tjetër vullkanik në ishullin Lomboko të hënën solli mbylljen e përkohshme të aeroportit ndërkombëtar që ndodhej në rajon.

Indonezia, shpeshherë ka qenë cak i shpërthimeve vullkanike, ku arkipelagu indonezian numëron 127 vullkane aktivë.