Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqi, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, ka komentuar deklarimet e presidentit Thaçi dhe kryeministrit Mustafa për demarkacionin, duke i ndërlidhur ato me deklarimet e kryeprokurorit Lumezi për audio incizimet e Adem Grabovcit.
Ja postimi i plotë i zëdhënësit të VV-së:
“Kur Thaçi e Mustafa thonë që Kosova nuk humbë asnjë milimetër nga demarkacioni, është saktësisht njësoj sikur kur kryeprokurori thotë që nuk ka vepër penale që mund të dëshmohet nga përgjimet e publikuara keto ditë”.