Aktuale

Lumezi: Incizimet aktuale, nuk përmbajnë vepër penale

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, deklaroi në konferencën për media përgjimet telefonike që ditëve të fundit janë publikuar në media, kanë të bëjnë në lidhje me rastin e ish Ministrisë së Transportit dhe Telekomunikacionit, që tash është Ministria e Infrastrukturës.

Ai ka thënë se përgjimet kanë qenë të një prokurori ndërkombëtar i cili ka konstatuar se nuk ka prova për të ngritur aktakuzë.

Sipas Lumezit, ato nuk mjaftojnë të rishikohen, pasi duhen prova të reja që të rishqyrtohen prapë.

“Neve na mbetet të sigurojmë prova të reja për të bërë aktakuzë sepse shkelet siguria e palëve. Ju garantoj j se askush nuk është i paprekshëm”, tha kryeprokurori Lumezi, raporton lajmi.net.

Ai deklaroi se të gjithë të dyshuarit i kanë disa të drejta në procedure penale.

“ Prokurori i ka pasur të gjitha dhe ka konsideruar që s’ka prova të mjaftueshme çka do të thotë se më nuk mund të rihapen ato, por vetëm nëse ka prova të reja dhe mund t’u bashkëngjiten edhe të vjetrat”.

Kryeprokurori Lumezi deklaroi se nëse ka vepër penale nga këto përgjime të çfarëdolloj, qoftë ajo e ushtrimit të ndikimit, e që më nuk është në fuqi, por ka qenë në kohën e përgjimeve, parashihen dy vjet dënim, raporton lajmi.net.

“Por duhet shikohet nëse është vjetruar lënda”.

Lumezi tha se sot ka pasur takim me Presidentin e Republikës, Hashim Thaçi, ku kanë diskutuar për mandatin e prokurorëve të EULEX-it./lajmi.net