Autoritetet holandeze kanë nisur sot testimin e mishit të pulës, i cili vjen nga fermat e goditura nga skandali me vezë të infektuara, për të konfirmuar nëse edhe mishi është i kontaminuar.
“Aktualisht po testojmë mishin e pulës në ferma ku janë infektuar vezët për të konfirmuar nëse edhe mishi është i kontaminuar”, ka thënë zëdhënësi i Agjencisë për siguri të ushqimit i Holandës (NVWA), Tjit Mastenbruk për AFP.
Ndryshe, dje BE-ja ka bërë të ditur se vezët e infektuara nga Holanda janë shitur në shtatë shtete të Evropës.