Thërrimet e arit të implementuara në barna mund të ndihmojnë në shërimin e kancerit.
Kështu thuhet në studimin e ri të shkencëtarëve nga Universitetit në Edinburg, sipas të cilit është dëshmuar se metali i çmuar ka shtuar efektet e barnave të cilat kanë shëruar qelizat e kancerit të mushkërive, transmeton KosovaPress.
Bashkimi i grimcave të arit me substancat kimike kanë mundësi që të ulin efektet e kimioterapisë, pasi që në mënyrë precize do të synojnë qelizat e kancerit pa dëmtuar indet.
Studimi ka zbuluar se karakteristikat e metalit ndihmojnë në shërimin e qelizave të kancerit pa kurrfarë efektesh anësore.
Doktori Asier Unciti-Brocet thotë se kjo teknikë mund të përmirësojë shërimin jo vetëm të kancerit të mushkërive, por edhe të tumoreve tjera, të cilat është e vështirë për t’i shëruar.





















