Rajon & Botë

Ukraina shton blerjen e gazit nga Evropa për 240 për qind

Ukraina ka shtuar dukshëm blerjen e gazit natyror nga Evropa në këtë vit, ndërsa bëhet fjalë për dërgesat reversibile të gazit rus, të cilat kompanitë evropiane i kanë blerë nga Gaspromi rus, shkruan Russia Today.

Kievi zyrtar ka importuar 8,14 miliardë metra kub gaz, prej të cilëve 6,3 miliardë nga Sllovakia, 1.58 miliardë metra kub nga Hungaria dhe pjesa tjetër nga Polonia.