Shukri Buja, kryetari i degës së Partisë Demokratike në Lipjan, ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë, njofton Klan Kosova.Lajmin për klankosova.tv e ka konfirmuar vet Buja.Buja poashtu ka bërë me dije se është tërhequr edhe nga kandidatura për kryetar të kësaj komune.
Ish-deputeti i Kuvendit, ka thënë se do të vazhdojë të mbetet pjesë e Këshillit Drejtues të PDK-së, ndërsa në një letër të hapur drejtuar kryetarit të PDK-së, Kadri Veselit, kryesisë së partisë dhe kryesisë së degës në Lipjan, ai ka treguar disa nga arsyet pse është tërhequr nga këto pozita.Ndërsa kjo është letra e plotë e siguruar nga Indeksonline.