Kryeministri në largim, Isa Mustafa përmes një statusi në Facebook ka shkruar se Republika e Kosovës, institucionet e saj dhe çdo qytetar i Kosovës i janë mirënjohës çdo mërgimtari për kontributin dhe për vizitat e përvitshme.
Postimi i Mustafës:
Bashkatdhetarët tanë në diasporë janë krenaria e Kosovës. Ata janë kontribuues qenësor të çdo suksesi të shtetit tonë. Republika e Kosovës, institucionet e saj dhe çdo qytetar i Kosovës i janë mirënjohës çdo mërgimtari për kontributin dhe për vizitat e përvitshme që na gjallërojnë, na e hijeshojnë vendin, si dhe na disponojnë pa masë. ??✌