Personat të cilët u arrestuan gjatë ditës së sotme pranë Hotelit Grand në Prishtinë, u arrestuan për shkak se njëri prej tyre nuk e ka treguar saktë identitetin e tij.
Agron Boraovci, zëdhënësi në Policinë e Kosovës për rajonin e Prishtinës i ka treguar Insajderit se “ka arrestuar një person i cili dyshohet për një vepër të prezantimit të rrem”.
Ai ka shtuar se “policia është në fillim të shqyrtimit dhe të hetimit të rrethanave të rastit”.