Rajon & Botë

Ushtria e Assadit bombardon pozicionet e terroristëve të ISIS në Dejr Al-Zur

Avionët luftarakë të ushtrisë siriane kanë bombarduar pozicionet e terroristëve të grupit ISIS në provincën Dejr Al-Zur në lindje të Sirisë.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se burimet siriane të hënën kanë njoftuar se gjatë sulmeve ajrore të ushtrisë siriane në Dejr Al-Zur, terroristët kanë pësuar humbje të mëdha materiale dhe njerëzore dhe janë shkatërruar disa baza ushtarake të terroristëve në këtë rajon.

Operacionet e ushtrisë së Sirisë në rajonin Dejr Al-Zur kanë shkatërruar edhe pajisjet e rafinerisë së naftës së grupit terrorist ISIS në këtë rajon. ISIS plaçkiste naftën nga zona naftore Badije Bakrus në lindje të Dejr Al-Zur.

Burimet lokale në Dejr Al-Zur kanë thënë se banorët civil janë ngritur në kryengritje kundër terroristëve të ISIS dhe të rinjtë e këtij rajoni kanë djegur në zjarre qendrën mediale të ISIS të instaluar në fshatin Hatle. Disa krerë të grupit terrorist ISIS janë arratisur nga ky rajon./Indeksonline/