Aktuale

Edhe Lista Srpska bojkoton takimin e nesërm te Presidenti

Presidenti Hashim Thaçi do të takohet nesër vetëm me zyrtarët e PAN’it. Kjo për shkak se partitë tjera përfshirë edhe Listën Sprksa kanë paralajmëruar se nuk do të shkojnë në Presidencë. Kryetari i Srpska’s ka falënderuar Thaçin për ftesën por ka thënë se nuk do të jenë në takim.

Hashim Thaçin po e bojkotojnë edhe pakicat serbe. Kjo për shkak se nesër në takim te Presidenti nuk do të shkojë as Lista Srspka.

Kryetari i Listës, Goran Rakic ka falënderuar Thaçin, por ka thënë se nuk do të shkojë në takim te Shefi i Shtetit.

“Si kryetar i Listës Serbe i falënderoj për ftesën për të marr pjesë në bisedime, por duhet të ju njoftoj që Lista Serbe nuk do të shkojë në këtë takim”, ka deklaruar Rakic për tanjug.

Rakic ka konfirmuar se gjithçka që vendoset për koalicionin e ardhshëm do të vendëset në Beogra.

“Ne jemi të gatshëm për bisedime dhe dialogu nuk ka alternativë, por jemi të gatshëm për të biseduar mbi politikën e paqes. Nuk jemi të interesuar për pozita, por që serbët të kenë jetë më të mirë në Kosovë”, ka thënë ai..

Presidenti i ka ftuar të gjitha partitë politike për t’u konsultuar lidhur me seancën konstituive.