Aktuale

Hyjnë nga dritarja e dhomës së gjumit, grabitësit vjedhin bizhuteri dhe para

Policia në Shqipëri ka njoftuar se një sasi prej 2000 mijë eurosh, 850 mijë lekë të vjetra dhe bizhuteri janë grabitur me forcë në një banesë në Zejmen të Lezhë.

Ngjarja ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të së mërkurës.

Persona të paidentifikuar kanë hyrë nëpërmjet dritares së dhomës së gjumit në banesën e shtetasit me iniciale P.P, 58 vjeç.