ShowBiz

Këngëtari Chester Bennington i merr jetën vetes

Këngëtari i grupit “Linkin Park”, Chester Bennington ka bërë vetëvrasje në moshën 41-vjeçare.

Lajmi është bërë publik sot, ku trupi i tij është gjetur në shtëpinë e tij në Los Angjelos para orës 9:00 të mëngjesit, sipas kohës lokale.

TMZ ka mësuar se këngëtari e ka varur veten.

Chester Bennington ishte i martuar, ndërsa nga dy martesat e mëhershme ka pasur 6 fëmijë, transmeton KosovaPress.