Rajon & Botë

Dështon tentimi i republikanëve për ta zëvendësuar Obamacare

Tentimi i republikanëve për ta gjetur një zëvendësim për sistemin e kujdesit mjekësor të ish-presidentit Barack Obama ka dështuar.
Dy senatorë republikanë kanë thënë se i kanë kundërshtuar alternativat e propozuara të partisë së tyre, duke e bërë të pamundur aprovimin e projektligjit në formatin aktual, transmeton Express.

Partia e republikanëve ka qenë e ndarë në këtë çështje, me të moderuarit që janë të shqetësuar për ndikimet që do t’i kishte ndaj personave më të cenueshëm.

Presidenti Trump tani ka bërë thirrje për shfuqizimin e Obamacare, në mënyrë që republikanët të mund të fillojnë përsëri nga fillimi.

Tani detyra bie mbi supet e liderit të shumicës së Senatit, Mitch McConnell./Express/