Policia bavariane përmes një mesazhi në Twitter e ka mohuar se ndonjë mjet shpërthyes është përdorur në një shpërthim sot afër një qendre emigrantësh në qytetin Zirndorf, afër Nuremberg, si dhe ka njoftuar se nuk ka të lënduar.
“Forcat janë ën teren. Nuk ekziston rrezik kritik në zonën përreth,” policia shkroi në Twitter.
Më herët u raportua nga transmetuesi gjerman “Bayerischer Rundfunk” se një valixhe e mbushur me bombola të vogla gazi kishte shpërthyer Zirndorf.





















