Rajon & Botë

Schulz takohet me presidentin francez, Macron

Martin Schulz, kandidati për kancelar të Gjermanisë nga Partia Socialdemokrate (SPD) në zgjedhjet e këtij viti në Gjermani, do të takohet me presidentin francez, Emmanuel Macron në Paris javën tjetër, njoftoi sot një zëdhënëse e SPD-së.

“Schulz do të bisedojë të enjten për të ardhmen e Evropës në pallatin Elize me Emmanuel Macron”, sipas të njëjtit burim, raporton AFP.

Si përfaqësues i partisë së qendrës së majtë SPD, Schulz mbështet disa prej planeve kryesore për reformim të Bashkimit Evropian, që janë paraqitur nga Macron që kur morri funksionet si president në maj.

Martin Schulz ishte president i Parlamentit Evropian para se të vendoste për të kandiduar për postin e kancelarit gjerman.