Aktuale

Rugova shkruan nga vendlindja: Nuk do ta votoj Haradinajn

Deputeti i LDK-së Naser Rugova nëpërmjet një postimi në Facebook ka shkruar se nuk do të marr asnjë vendim pa koordinim të grupit parlamentar të LDK-së.

Mediat kanë spekuluar se Naser Rugova dhe vajza e presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova, Teuta Rugova mund ta votojnë Ramush Haradinajn për kryeministër të ri të Kosovës.

Postimi i Rugovës në Facebook:

Mirëmengjes miq, Sot vikend, ditë e mirë. Jam në bjeshkët e bukura të vendlindjes sime. Prap e paskan lakuar emrin tim, si numër e jo si i zgjedhur nga vota e qytetarëve. Për herë të fundit po ju bëj të fala se unë Naser Ali Rugova do të respektoj vullnetin e elektoratit që më ka zgjedhur dhe vendimet politike të organeve vendimarrëse të LDK- së në harmoni të plotë me Grupin Parlamentar të subjektit që i takoj. Qëndrestarët gjithmonë ja dalin! Vetëtima gjuan lisat e jo hithërat! Stoik si gjithmonë! Tradita vazhdon!