Presidenti francez, Emmanuel Macron ka bërë sonte homazhe për viktimat e sulmit terrorist në Nicë, ku një vit më parë gjatë një sulmi terrorist u vranë 86 qytetarë dhe u lënduan më shumë se 450 të tjerë.
Përkujtimi u ndoq edhe nga dy ish-presidentët, Nicolas Sarkozy dhe Francois Hollande, princi Albert i Monakos dhe zyrtarë të tjerë francezë, raporton AP./KosovaPress/