Rajon & Botë

Theren me thikë gjashtë turistë në Egjipt

Një sulmues i panjohur ka therur me thikë gjashtë turistë të huaj në pushimoren e njohur turistike egjiptiane Hurgada, ka bërë të ditur policia egjiptiane.

Sulmuesi është arrestuar dhe ai është marrë në pyetje për të konfirmuar motivet e sulmit, njoftojnë autoritetet egjiptiane, transmeton AFP.

Reuters shkruan se me këtë rast janë vrarë dy turistë ukrainas, por kjo nuk është konfirmuar ende nga autoritetet egjiptiane.