Kuvendi i Maqedonisë ka caktuar për nesër në rend dite shkarkimin e kryeprokurorit publik Marko Zvërlevski. Për këtë pikë janë paraqitur për fjalë 81 deputetë dhe ministri i Drejtësisë.
Ndonëse pritej që debati për shkarkimin e Zvërlevskit të fillojë që sot, kreu i Kuvendit Talat Xhaferi vendosi që seanca për këtë pikë të vazhdojë nesër.
Pikës për shkarkimin e Zvërlevskit i parapriu raporti vjetor i Avokatit të Popullit dhe kërkesa e tij për akte të përgjithshme në ligjin për Avokatin e Popullit.