Aktuale

Tanja Fajon vazhdon me kërkesa ndaj Serbisë

Deputetja në Parlamentin Evropian Tania Fajon ka deklaruar se Serbia duhet të realizojë ndryshime thelbësore kur është fjala për kritikat që vijnë nga Brukseli, para se gjithash në sundimin e ligjit dhe liri të shtypit.

“Keni fituar kryeministren e re, do të përcjellim zhvillimin e ngjarjeve dhe shpresojmë se do të jetë moment pozitiv në raport me BE”, ka thënë Fajon në intervistën për gazetën serbe “Novosti”.

Ajo ka theksuar se duhet të jetë e sinqertë dhe shtoi se euro-integrimet janë rrugë dykahëshe.

“Flitet se ky është një proces teknik, por të gjithë ne e dimë se nuk është, dhe se në fund është proces politik”, ka thënë deputetja sllovene.

Ajo ka shtuar se pret që përbërja e re e Komisionit Evropian do të jetë më ambicioze ndaj zgjerimit të BE-së dhe do të bëjë diçka më inovative prej hapjes deri te mbyllja e kapitujve, përcjell Gazeta Merto.

“Të gjithë duhet të bëjnë përpjekje shtesë, Serbia në reforma, ndërsa BE në ambicie ndaj gjithë rajonit, në mënyrë që integrimi i Ballkanit Perëndimor të shkojë më shpejtë”, ka thënë Tania Fajon.