Ndërsa, deputetja e LDK’së, Besa Gaxherri, ka thënë se kjo parti ende nuk ka qëndrim nëse do ta votojnë kandidatin e PDK’së për kryetar të Kuvendit.
“Ne në LDK nuk kemi marrë ende vendim për ta votuar apo jo kryetarin e Kuvendit të Kosovës, në ditën kur do të bëhet konstituimi i Kuvendit. Të hënën LDK’ja ka takim. Por, paraprakisht. LDK’ja nuk do të bëjë kurrfarë marrëveshje me koalicionin PAN, ku pjesë e këtij koalicioni është edhe PDK’ja. Kosova kërkon zgjidhje nga kjo situatë dhe ata që i kanë kërkuar zgjedhjet duhet të bëjnë zgjidhje. LDK’ja nuk ka përgjegjësi për këtë”, tha Gaxherri.
PDK njoftoi sonte se kryetari i kësaj partie Kadri Veseli do të jetë kandidat i PAN’it për Kryetar të Kuvendit.