ShowBiz

Erza Muçolli përkrah Celine Dion (FOTO)

Shqiptarja 11 vjeçare Erza Muçolli, po na bën krenarë të gjithëve. Ajo është paraqitur përkrahë yllit botërorë Celine Dion shkruan KultPlus.

Artistja e vogël shqiptare, Erza Muçolli, qysh me paraqitjet e saj të para ka bërë krenarë të gjithë shqiptarët, kjo falë zërit të saj mahnitës.

11 vjeçarja të cilën e kemi parë më herët me këngë të ndryshme dhe pjesë të spektakleve në Francë, tani po vazhdon të ketë suksese me grupin Kids United. Me këtë grup ku janë pesë anëtarë, Erza po e shëtitë botën dhe po e promovon albumin e përbashkët. Grupi do të ketë koncerte në Vjenë, në Colmar, në Bruksel, në Tuluz të Francës, në Paris dhe në qytete tjera përgjatë këtij viti, shkruan KultPlus.

Por Erza sot sapo ka postuar një fotografi përkrah yllit botëror Celine Dion. Shpresojmë që Erza të shkojë hapave të artistes së madhe botërore, pse jo ajo qysh tani ka treguar se me vokalin e saj mund të bëjë mrekulli.

“Faleminderit që më bërë të përjetojë këtë moment Celine Dion”, ka shkruar Erza përkrah fotografisë të cilën e ka shpërndarë në Facebook.

Erza para pak kohësh ka arritur në finalen e spektaklit “La France a un incroyable Talent”. / KultPlus.com