Biseduesit nga Grupi 20 i vendeve më të zhvilluara ekonomike të botës janë dakorduar rreth draft-komunikatës së samitit në Hamburg, por ka mbetur të zgjidhet edhe një çështje, e cila ka të bëjë me klimën.
Reuters shkruan se këtë e ka bërë të ditur një zyrtar i paemëruar i BE-së, i cili ka shtuar se biseduesit janë të bindur se kjo çështje do të zgjidhet sot.