Kryeministri turk, Binali Yildirim dënoi sot mungesën e qëndrimit konstruktiv nga ana e autoriteteve greke-qipriote duke i fajësuar për dështimin e ciklit të fundit të negociatave në kuadër të një ribashkimi të ishullit të ndarë nga Qipro.
“Për fat të keq, Nikozia nuk ka treguar qëndrimin konstruktiv që pritej në kuadër të zgjidhjes së kësaj çështjeje”, deklaroi Yildirim për shtypin në Ankara, raporton AFP.
Faza e re e negociatave, që filloi më 28 qershor nën drejtimin e OKB-së, ka dështuar në disa pika, veçanërisht në çështjen e praninë ushtarake turke në territorin qipriot, e dënuar nga Athina dhe Nikozia.
Ishulli i Qipros, që numëron një milion banorë, është ndarë që prej pushtimit në vitin 1974 nga ushtria turke si reagim ndaj një grusht-shteti që parashikonte bashkimin e këtij vendi me Greqinë.
Që prej asaj kohe, Republika e Qipros, pranuar në Bashkimin Evropian në vitin 2004, ushtron autoritetin e saj vetëm në pjesën e jugut ku jetojnë qipriotët-grekë. Në Veri, qipriotët-turq kanë vetëshpallur Republikën turke të Qipros së Veriut (RTCN), e njohur vetëm nga Ankaraja.