Rajon & Botë

Trump dhe Merkel takohen në Hamburg

Kancelarja gjermane, Angela Merkel u takua sot me Presidentin amerikan Donald Trump, në prag të samitit të G20-tës, i cili fillon nesër punimet në Hamburg.

“Dy zyrtarët biseduan për Korenë e Veriut, konfliktet në Lindjen e Mesme, për çështjen e Ukrainës dhe tema të tjera, të cilat do të diskutohet në samit”, tha një zëdhënës i qeverisë gjermane, raporton Reuters./KosovaPress/