Rajon & Botë

Qeveria franceze merr votëbesim për programin e reformave

Kryeministri francez, Eduard Philippe mori sonte një besim të gjerë nga deputetët, pasi paraqiti programin ambicioz të reformave ekonomike dhe sociale, duke bashkuar masat pro biznesit dhe premtimeve për reduktimin e shpenzimeve.

370 deputetë nga 577 shprehën mbështetjen e tyre për programin politik të prezantuar nga kryeministri i emëruar nga presidenti, Emmanuel Macron, 67 votuan kundër dhe 129 abstenuan, raporton AFP.