Më shumë se 100.000 migrantë dhe refugjatë kanë kaluar rrugën e rrezikshme përmes Mesdheut drejt Evropës që nga fillimi i vitit dhe 2.247 kanë vdekur gjatë këtij tentimi, njoftuan sot Kombet e Bashkuara.
Që nga 1 janari deri më 3 korrik, më shumë se 85.000 migrantë kanë ardhur në Itali, pothuajse 9.300 kanë arritur në Greqi, 6.500 në Spanjë dhe mbi 270 në Qipro, njoftoi Organizata ndërkombëtare për migrim e organizatës botërore.