Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve A.H. dhe V.Z. për vepër penale “Ofrimi i lokaleve për prostitucion”.
Sipas aktakuzës, të pandehurit A.H. dhe V.Z. nga muaji shkurt 2017 e deri më 17 mars 2017, në bashkëveprim, si bashkëpronar ofrojnë vilat e tyre në Pejë, dëshmitares K.B. për qëllime të prostitucionit, ka njoftuar Prokuroria e Shtetit.
Në aktakuzë thuhet se dëshmitarja në vilat e të lartcekurve kryente marrëdhënie seksuale me klientë të ndryshëm, të cilët përpos që paguanin për shërbimet seksuale paguanin edhe të pandehurit për shfrytëzimin e vilave.
Të pandehurit me këto veprime, duke ofruar vilat e tyre dëshmitares K.B. për prostitucion, ka përmbushur elementet e veprës penale të përshkruar sikur më lart.
Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që të pandehurit t’i shpallë fajtorë dhe t’i dënojë sipas ligjit për veprën penale e cila iu vihet në barrë.