Kuriozitete

Ngjarjet më të rëndësishme që kanë ndodhur me 3 korrik ndër vite

Datat e rëndësishme të ngjarjeve ndër vite, pasqyrojnë histori në të cilën, gjeneratat e reja mësojnë për realitetin e ndodhur përgjatë këtyre viteve, përcjellë arbresh.info

Ne kemi zgjedhur disa nga datat që kanë lënë shenjë në histori:

1608 – Francezi Samuel de Champlain themelon qytetin Quebec, Nju Francë (Kanada).

1790 – Francë; Markezi Kondorcet propozon që grave t’u jepen të drejta civile. Kondorcet ishte shkencëtar, matematicien; ai ushtroi ndikim në shkencat sociale duke aplikuar idetë matematikore për zgjidhjen e problemeve shoqërore dhe politike. Kondorcet u bë i famshëm për atë që njihet si paradoksi Kondorcet mbi probabilitetin e vendimeve të shumicës.

1863 – Në ditën e tretë të Betejës në Gettysburg, përpjekja e gjeneralit të Konfederatës, Rober E. Lee, për të thyer vijën e frontit të forcave të Unionit përfundoi në disfatë, duke sjellë fundin e betejës më vendimtare të luftës civile amerikane.

1928 – Londër; John Logie Baird demonstron në studion e tij transmetimin e parë televiziv me ngjyra në botë.

1957 – Nikita Krushchev merr kontrollin në Bashkimin Sovjetik, duke larguar nga pushteti kundërshtarët e tij më seriozë. Veprimet e Krushchevit u pritën me kënaqësi në Perëndim ku ai u pa si një udhëheqës komunist i moderuar.

1962 – Presidenti francez Charles de Gaulle e shpall Algjerinë shtet të pavarur, pas 132 vjetësh nën sundimin e Francës.