Ekonomi

Ministrat e G20: Bisedimet për Brexit të nisin shpejt

Bashkimi Evropian është i përgatitur të trajtojë në mënyrë proaktive pasojat potenciale ekonomike dhe financiare të daljes së Britanisë nga BE.

Kështu kanë deklaruar përmes një komunikate ministrat e Financave të 20 vendeve më të industrializuara të botës.

Ministrat e Financave dhe udhëheqësit e Bankave Kombëtare të 20 ekonomive më të fuqishme të botës e kanë publikuar komunikatën pas bisedimeve dy ditore në qytetin kinez, Chengdu.

Komunikata shton se ministrat e G20 shpresojnë që të shohin Britaninë si partner të afërt të BE-së” në të ardhmen.

Ministri francez i Financave, Michel Sapin, iu ka thënë gazetarëve se ministrat e G20-ës janë dakordësuar që bisedimet për BREXIT të nisin sa më shpejtë që është e mundur me qëllim të zvogëlimit të paqartësive.

Megjithatë, ministri britanik i financave, Philip Hammond është shprehur se “paqëndrueshmëria” në tregun financiar është e mundur që të ndodhë për dy vite, aq sa pritet të zgjasin negociatat për daljen e Britanisë nga BE-ja.