Presidenti amerikan Donald Trump ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me presidentin turk, Rexhep Tajip Erdogan, për gjetjen e zgjidhjes për mosmarrëveshjet në mes të Katarit dhe vendeve arabe të Gjirit, të cilat kanë ndërprerë marrëdhëniet diplomatike dhe udhëtimet me Katarin, njoftoi Shtëpia e Bardhë.
Në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë thuhet se Tramp dhe Erdogan diskutuan për zgjidhjen e këtij kontesti, duke siguruar bashkëpunimin e të gjitha vendeve në ndërprerjen e financimit të terrorizmit dhe luftën kundër ideologjisë ekstremiste, raporton Reuters.