Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani ka lëshuar dekret për thirrjen seancës së Kuvendit, ku do të betohet presidenti i ri, Ilir Meta.
Sipas dekretit kjo seancë do të mbahet më 24 korrik.
D E K R E T
PËR THIRRJEN E KUVENDIT NË SESION TË JASHTËZAKONSHËM PËR BËRJEN E BETIMIT TË PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS
Në mbështetje të nenit 74 pika 2 dhe 93 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë,
D e k r e t o j
Neni 1
Thirrjen e Kuvendit, në sesion të jashtëzakonshëm, për bërjen e betimit të Presidentit të Republikës, më datë 24 korrik 2017.
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. Dekreti 10559
Tiranë më 30.06.2017
PRESIDENTI I REPUBLIKË
BUJAR NISHANI