I dashuri sekret i Rihannas është një prej biznesmenëve më të pasur i quajtur Hassan Jameel i cili llogaritet si një prej shokëve më të mirë të supermodeles Naomi Campbell.
Mediat angleze raportojnë se lidhja mes Hassan, familja saudite e të cilit posedon të drejtat e përfaqësisë së markës së makinave Toyota dhe këngëtares nga ishujt Barbados është e vërtetë, transmeton arbresh.info.
Çifti janë parë publikisht për herë të parë dje në një pishinë në Spasnjë duke u puthur plotë pasion.
Një burim ka bërë të ditur se Riri u ka thënë shoqeve të saj se është e marrosur nga dashuria për biznesmenin saudit./Arbresh.info