Aktuale

Rrugët e vdekjes!

 Këtë vit 50 veta kanë humbur jetën nga aksidentet në komunikacion, derisa rreth 5400 qytetarë janë lënduar. Shkaqet e këtyre aksidenteve janë nga më të ndryshmet, që nga tejkalimi i shpejtësisë, rrugët në ndërtim, mungesa e sinjalistikës etj.

Derisa po kalonin në magjistralen Prishtinë – Pejë, disa të rinj kishin ndaluar në afërsi të “Kroit të Mbretit”.

Aty, ditë më parë kishte ndërruar jetë një shok i tyre, në një aksident trafiku.

“Ky vend që ka marrë shumë jetë njerëzish…”, shprehej njëri nga ta, i mërzitur për shokun që ka humbur në moshë shumë të re, e që kishte lënë pas familjen e ngushtë dhe të fejuarën, shkruan sot gazeta “Zëri”.

Të mërzitur, nisen ngadalë. Nuk preferojnë të zgjasin më tepër bisedë as me gazetarët.

“Ishte një tragjedi. U mbyt një djalë i ri këtu”, thonë ata, pa dashur të komentojnë më shumë.

Të dhënat për vdekjet në trafik, kanë shënuar ngritje këto ditë.

Zyrtarë policorë por edhe ata të Klinikës Emergjente në QKUK, flasin për rritje të numrit të viktimave në trafik, në raport me vitin e kaluar.

Derisa në periudhën kohore, janar – qershor 2015 kishim 48 vdekje në trafik, në këtë periudhë kohore për vitin 2016 ka dy viktima më shumë, apo 50 të vdekur