Është gjetur trupi i pajetë i 11 vjeçarit nga fshati Rajan i Vitisë për të cilin gjatë ditës së sotme është raportuar se ishte zhdukur rreth tri orë më parë.
Pas disa orë kërkimesh nga policia, pjesëtarë të FKS-së dhe zjarrfikës, trupi i tij është gjetur i pajetë, njofton Klan Kosova.
Fëmija dyshohet se ka rënë në pusetën e fshatit përkatësisht në poligonin ushtarak i cili më parë është shfrytëzuar nga KFORI.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani ka konfirmuar për Gazetën Express se ky fëmijë dyshohet të ketë rënë në këtë pusetë.
“Policia e Kosovës, zjarrfikësit dhe zhytësit janë në vend ngjarje dhe po kërkojnë fëmijun”, ka shtuar Hashani.