Aktuale

Izmaku: Çfarë bëri EULEX me kriminelet serb

Deputetja e PDK-së, Xhevahire Izmaku ka deklaruar se EULEX duhet të dërgojë njerëz që vërtetë do ta ndihmojnë Kosovën në rrugën drejtë integrimeve euroatlantike.

Ajo ka thënë se nga viti 99, e deri më sot banorët e Vushtrrisë kanë pritur që kriminelet do t’i shohin të burgosur.

“Shpresat e tyre që UNMIK do të bënte këtë u kthyen në zhgënjim. Kur EULEX arriti si mision i ri ishte ringjallje shprese. Popullata që po vuan pasojat mendoj që vërtetë ky mision kriminelet do ti burgoste. Çfarë bëri ky mision, një dinamik e do t’i duhen edhe 10 vite për të lëvizur diçka në këtë drejtim. EULEX çfarë bëri me kriminelet serb dhe sa bëri presion tek Serbia t’i arrestoj ata. Jam e vetëdijshme se puna nuk u krye mirë. Pagat nuk e justifikojnë punën e bërë. Merreni besimin tonë, por mos e nënçmoni këtë besim. Sa keq kur kosovaret e dhënë me zemër në vlerat e BE të zhgënjehen nga ju. EULEX duhet të dërgojë njerëz që vërtetë do ta ndihmojnë vendin në rrugën drejtë integrimeve euroatlantike. Mbështes vazhdimin e mandatin me shpresë qà « ky mandat i ri do të sjellë një shpresë pozitive për vendin tonë”, tha ajo./KP