Policia e Tiranës ka njoftuar se në fshatin Ahmetaq të Vorës, shtetasi B. F., ka përplasur me automjet shtetasin Sh. K., i cili ndodhet në S.Q.U. jashtë rrezikut për jetën. Policia thotë se dyshojnë që konflikti ka ardhur për motive politike.
Sipas Policisë, rreth orës 13:20, tek numri i emergjencave 112, ka ardhur një njoftim se në fshatin Ahmetaq, Vorë, ka patur një konflikt midis dy shtetasve.
“Nga verifikimet e kryera ka rezultuar që shtetasi B. F., ka përplasur me automjet shtetasin Sh. K., i cili ndodhet në S.Q.U. jashtë rrezikut për jetën. Dyshohet që konflikti ka ardhur për motive politike. Po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes si dhe për kapjen e shtetasit B. F”, thuhet në njoftimin e Policisë./KosovaPress/