Aktuale

Sigurimet e pasigurta shëndetësore

Ministria e Shëndetësisë si sponzorizuese e Ligjit për Sigurime Shëndetësore nuk e di se kur do të fillojë zbatimi i këtij ligji.
Ndonëse Qeveria e Kosovës para rreth 6 muajsh ka marrë vendim që mbledhja e premiumeve nga qytetarët të nisë nga 1 korriku, MSH-ja nuk e di nëse një gjë e tillë do të realizohet, shkruan sot Koha Ditore.

“Vendimin për fillimin apo shtyrjen e mbledhjes së premiumeve për sigurimet shëndetësore e merr Qeveria e Republikës së Kosovës. Ekzekutivi i vendit, gjithashtu, është institucioni që e bën edhe vlerësimin e situatës rreth përmbushjes apo mospërmbushjes së mjaftueshme të kushteve për fillimin e këtij procesi”, thuhet në përgjigjen e MSH-së.

Ky institucion nuk ka folur nëse janë të gatshëm t’i hyjnë këtij procesi, por kanë thënë se nëse Qeveria vendos të fillojë mbledhjen, atëherë këta janë të obliguar ta zbatojnë vendimin. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)