Në Pogradec është hapur sezoni turistik 2017, ku në gjithë qytetin u organizuan disa ceremoni dhe aktivitete promovuese.
Në shëtitoren pranë bregut të liqenit u vendosën tenda me informata dhe produkte të bizneseve të ndryshme, por nuk kanë munguar as aktivitetet artistike.
Sezoni turistik u parapri nga punimet për rehabilitimin e bregut të liqenit dhe me mbushjen e plazheve me rërë.
Ndryshe, Pogradeci ka një zyrë turistike, e cila tashmë ofron informacione për çdo turist.