ShowBiz

Flet Labinot Tahiri. Tregon nëse përfundimisht ka hequr dorë nga muzika

Këngëtari dhe njëheresh edhe kandidatë për deputet nga AKR, Labinot Tahiri edhe për një kohë nuk do të mungojë në mbrëmjet muzikore.

Tahiri i kontaktuar nga portali “nKosovëShow”, ka thënë se ende nuk ka hequr dorë nga muzika.

“Jo nuk kam hequr dorë nga muzika! Deri në fund të gushtit këndoj, sepse i kam mbrëmjet e kontraktuara më herët se sa të fillonin zgjedhjet në Kosove! Dmth deri në fund të gushtit i mbaj mbremjet e mia” ka thënë shkurt Tahiri për portalin nKosovëShoë.

Ndryshe, Tahiri njihet edhe si një person shumë human./nKosovëShow.com/