Rajon & Botë

Vriten 2 gazetarë në Irak

Një gazetarë francez dhe një tjetër irakian janë vrarë pasi kanë shkelur në një minë në Mosul të Irakut.

Stephan Villeneuve dhe Bakhtuyar Haddad po raportonin për avancimin e forcave irakiane kundër militantëve të Shtetit Islamik në Mosul kur shkelen në minën vdekjeprurëse, transmeton Express.

Dy gazetarë të tjerë francezë janë plagosur, njëri prej tyre rëndë, nga shpërthimi i minës në rrethinën Rasa l-Jadah në perëndim të Qytetit të Vjetër.

Iraku është njëri prej vendeve më vdekjeprurëse të botës për gazetarët.

Në total, 27 gazetarë profesionalë dhe jo profesionalë janë vrarë në Irak që nga fillimi i vitit 2014, sipas Reporterëve pa Kufij./Express/