Aktuale

Kelmendi: Hajnia ka me iu mbet në fyt!

Kryetari i Partisë Fjala, Gëzim Kelmendi përmes një shkri në Facebook ka akuzuar PAN-in, LAA-në dhe Vetëvendosjen se Partisë Fjala ia i vodhën votat, “por vullnetin kurrë nuk mundeni me na vjedhë”.

Shkrimi i plotë i Kelmendit:

Hajnia ka me iu mbet në fyt !

Ju koalicionet PAN, LAA dhe ju Vetëvendosje, sot në KQZ nuk paskeni mujt me ra në ujdi për votat. Por dijeni se dëmin që na e bëtë në fillim kur vetit ua siguruat nga 3+3+2 komisioner në çdo vendvotim e neve asnjë, keni me vjellë.

Dhe votat që na i vodhët gjatë numërimit, edhe ato keni me i vjellë. Se sendi i vjedhur ka me iu mbet në fyt, krejt keni me i vjellë.

Neve FJALËS na i vjedhët votat, por vullnetin kurrë nuk mundeni me na vjedhë.

Turp për juve.