Nëntogeri Kemajl Haliti është përzgjedhur t’i vijojë studimet në Akademinë Mbretërore Sandhurt të Britanisë.
Këtë e ka bërë të ditur Ambasada britanike në Kosovë përmes një njoftimi në llogarinë e saj në Facebook.
“Pas një procesi përzgjedhës, Nëntoger Kemajl Haliti është përzgjedhur të vijojë studimet në Akademinë Mbretërore Sandhurt. I urojmë sukses gjatë vijimit të studimeve”, thuhet në njoftimin e Ambasadës britanike.
“Mbretëria e Bashkuar në Kosovë është e përkushtuar të ndihmojë gjeneratën e ardhshme të Forcës së Sigurisë së Kosovës në aftësimin në fushën e Lidershipit dhe Arsimit”, përfundon njoftimi.