Aktuale

Arrestohet për posedim droge

Një person është arrestuar në Gjilan, pasi që Policia e Kosovës tek ai ka gjetur një sasi narkotikësh.

Në raportin e sotëm të policisë thuhet se që gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar substancë e dyshuar narkotike e llojit amfetaminë me peshë 0.6 gramë.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.