Ende nuk ka përfunduar numërimi i të gjitha votave për zgjedhjet e 11 qershorit, megjithatë vazhdimisht po publikohen të dhëna për rezultatet e kandidatëve për deputetë.
Burime të Lajmi.net bëjnë të ditur se kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, është kandidati më i votuar i kësaj partie.
Në garë për vendin e dytë në listën e deputetëve më të votuar janë Mërgim Lushtaku me mbi 20 mijë vota dhe Enver Hoxhaj, po ashtu me mbi 20 mijë vota.
I katërti në këtë listë është Memli Krasniqi me rreth 18 mijë vota.