Aktuale

Veseli takon ambasadorët: Shpejt do t’i krijojmë institucionet e reja

Kryetari i PDK-së dhe ish kryeparlamentari Kadri Veseli është takuar sot ndaras me ambasadorët e akredituar në Prishtinë.

Në një postim në Facebook Veseli ka thënë se i ka siguruar ambasadorët se shumë shpejd Kosova do t’i ketë institucionet e reja.

Postimi i Veselit në Facebook:

Në takime të ndara me ambasadorët e akredituar në Prishtinë, diskutuam për procesin zgjedhor në Kosovë, i cili u vlerësua si sukses i Kosovës dhe demokracisë tonë. Ambasadorët i sigurova se shumë shpejt Kosova do të formojë institucionet e reja që do të vazhdojnë partneritetin e ngushtë me aleatët tanë perëndimorë. Kosova do të vazhdojë rrugën e integrimeve euro atlantike dhe përmbushjen e obligimeve ndërkombëtare.