Shëndetësi

Luftoni gurët në veshka me ilaçe natyrale

Veshkat janë organe shumë të rëndësishme, ato ndihmojnë shkarkimin e substancave të dëmshme nga trupi.

Gurët në veshka paraqiten kur veshkat nuk janë në gjendje t’i procesojnë toksinat në mënyrë të duhur dhe pastaj vjen deri te kristalizimi i mineraleve të papërpunuara.

“Zeri.info”, ju sjell disa ilaçe natyrale që mund ta lehtësojnë dhimbjen e shkaktuar nga gurët në veshka.

Lëng limoni, vaj ulliri dhe uthull molle

Kjo përbërje është njëra nga mjetet më efektive për gurët në veshka. Kur ndieni simptomat e para përzieni 60 ml vaj ulliri dhe 60 ml lëng limoni. Pini këtë sasi përnjëherë dhe më pas konsumoni 350 ml ujë.

Prisni gjysmë ore. Pastaj shtrydhni gjysmë limoni në 350 ml ujë dhe shtoni një lugë gjelle uthull molle, përzieni mirë dhe e pini atë, transmeton “Zeri.info”.

Kombinimi me lëng limoni, uthull molle dhe ujë, kjo i qetëson dhimbjet në veshka.

Çaj gërdeci

Kjo është njëra nga mjetet më të popullarizuara natyrale për problemet e veshkave dhe fshikëzës. Çaj gërdeci (uvin) mund ta reduktojë infeksionin, ta pastrojë traktin urinar dhe t’i eliminojë dhimbjet. Për personat që vuajnë nga gurët në veshka rekomandohet 500 ml çaj gërdeci në ditë.

Lëngu i shegës

Farat dhe lëngu i shegës janë një ilaç efikas për gurët në veshka. /ZËRI/