Avdullah Hasani, që pretendon se është kryetar i të rinjve të Kosovës, ka votuar në një qendër votimi në Prishtinë.
Kryetari i Rinisë Evropiane të Kosovës ka njoftuar vetë se e ka kryer votimin në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Madje, ai këtë moment është përkujdesur që ta ketë të shkrepur në disa fotografi të secilit hap gjatë votimit.
Ky është njoftimi i plotë:
Presidenti i Rinisë Evropiane të Kosovës, Avdullah Hasani ka kryer obligimin e tij qytetar duke votuar në zgjedhjet e 11 qërshorit, gjatë procesit të votimit, Hasani ka përsëritur thirrjen e tij që të rinjtë e Republikës së Kosovës të dalin masivisht në zgjedhjet e 11 qershorit për t’i zgjedhur të preferuarit e tyre.
Presidenti i rinisë, Avdullah Hasani ka thënë se duke qenë pjesëmarrës në këto zgjedhje të rinjtë dhe të rejat e Republikës së Kosovës bëhen zë i fuqishëm i vendosjes së kërkesave lidhur me objektivat dhe projektet e të rinjve në të ardhmen.
Andaj ftojë të rinjtë e vendit që të dalin të dielën në zgjedhje dhe të vulosin fatin e tyre.
Hasani po ashtu tha se “duke i votuar kandidatët potencial të rijnë në moshë të rijnë afrohen në të ardhmen në strukturën e pjesëmarrjes së tyre në vendimmarrje, e që deri më tani le shumë për të dëshiruar”, përfundoi ai.