Aktuale

Haradinaj: Voto për Kosovën tënde

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin në votime, pasi vota është zëri i çdo personi.

“Zëri yt është vota jote. Shfrytëzoje! Kosova ka nevojë për ty dhe për secilin prej nesh. Voto për Kosovën tënde. Të votojmë për të ardhmen tonë dhe me ia kthy dinjitetin vetvetes. Voto për Kosovën:, ka shkruar Haradinaj./KosovaPress/